Manjati kinez Justin Sun e trajtoi veten me një vakt prej 6.2 milionë dollarësh.

Kjo është shuma që ai shpenzoi më 20 nëntor, për të blerë “The Comedian”, veprën e famshme dhe të diskutueshme të artistit Maurizio Cattelan, bananen e ngjitur në mur me shirit ngjitës. Dhe në momentin e blerjes, në një ankand në Sotheby’s në Nju Jork, kinezi i pasur kishte deklaruar synimin e tij për të shijuar frutat. Dhe kështu bëri.

“Nuk është thjesht një vepër arti” “Është shumë më e shijshme se shumë banane të tjera”, tha Justin Sun pasi e shijoi.

Duke paguar 6.2 milionë dollarë në Sotheby’s, koleksionisti kinez, i cili është edhe themeluesi i platformës Tron, mundi gjashtë konkurrentë të tjerë për të bërë të vetën veprën e ideuar që në vitin 2019.  “Nuk është thjesht një vepër arti, – shtoi më tej Sun – është një fenomen kulturor që lidh botën e artit, memet dhe komunitetin e kriptomonedhave. Ky event  do të frymëzojë diskutime të mëtejshme në të ardhmen”, deklaroi ai.

Banania u ble në kriptovaluta Sun nga miliarderi kinez, por artisti vetë kishte shpenzuar vetëm 35 cent. Cattelan e kishte blerë atë disa orë para ankandit nga një stendë frutash dhe perimesh në Upper East Side të Nju Jorkut. Sipas rregullave që parashikonte projekti i Cattelan, banania së bashku me shiritin ngjitës gri që e mban të ngjitur në mur, duhet të zëvendësohej rregullisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA