I dënuar me 15 vjet për trafik droge, si u arratis shqiptari në Greqi! Mori leje për…
28/11/2024 10:47
Një 35-vjecar shqiptar është shpallur në kërkim dhe po kërkohet intensivisht nga policia e Athinës, pas shkeljes së lejes së marrë nga burgu i Agios Stefanos duke mos u kthyer më.
Shqiptari mësohet se nuk është kthyer në burg pasi skadimit të lejes së rregullt 6 ditore që i ishte dhënë. Ai ndodhet në burg që prej vitit 2019 pas një vendimi të Gjykatës Pesëanëtarësh të Apelit të Janinës, sipas të cilit është dënuar me 15 vjet e 6 muaj burg dhe 50 mijë euro gjobë për trafik droge.
Top Channel