Me një popullsi prej vetëm 1.8 milionë banorësh, Maqedonia e Veriut luan një rol të madh në mbështetjen e mbrojtjes së NATO-s dhe Ukrainës.

Në vitin 2019, ATS Group, një kompani nga Maqedonia e Veriut, nga prodhimi i tekstilit, iu kthye prodhimit të municioneve duke blerë ish fabrikën “Suvenir Samokov”, një objekt i epokës jugosllave i njohur për prodhimin e fishekëve 9 mm dhe 7.62 mm. Ky transformim përkoi me pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO marsin e vitit 2020, duke i mundësuar fabrikës të prodhojë municion të standardeve të NATO-s. Sot, vendi ballkanik prodhon 800 fishekë në minutë ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet vitit të tretë.

Cilësia është prioriteti ynë kryesor. Ajo është e integruar në vetë produktin tonë. Për të siguruar që ne kemi një produkt të mirë në treg, ai duhet të kontrollohet tërësisht në çdo komponent të mundshëm”– shprehet Jovanka kontrollore cilësie.

Është shumë e rëndësishme të kryhen këto teste përfundimtare për cilësinë e municionit që ne po shesim, pasi kjo siguron besueshmërinë e standardeve tona të prodhimit dhe sigurinë e klientit përfundimtar që do të blejë municionin tonë. Kjo na lejon të garantojmë që prodhimi është i sigurt dhe se të gjithë mund ta përdorin këtë municion pa pasoja“-shprehet Aleksandar, ekspert balistike.

Pëshkallëzimi i situatës në Ukrainë, me lëshimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi nga ana e saj drejt territorit rus dhe kundërpërgjigjes së Moskës me një raketë balistike interkontinentale, ka ngjallur shqetësimin e një zgjerimi të mundshëm të konfliktit.

Kryeministri polak Donald Tuks e pranoi më herët se gjendja është mjaft serioze dhe se vendi i tij po përgatitet për çdo skenar të mundshëm, përfshirë atë të një lufte me Rusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA