Fotot/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal dhe aeroportin e Vlorës: Shtysë e re për turizmin

28/11/2024 17:40

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal dhe aeroportin e Vlorës.

Rama ishte si fillim në kantierin e punimeve, të ndërtesës 16 katëshe që është menduar të ndërtohet sipas një arkitekture të veçantë,  që kombinon më së miri me ngjyrat kuq e zi të Sheshit të Flamurit dhe shërben si një lidhje midis këtij sheshi dhe zonës historike.

“Ambicia është që të bëjmë një Qendër teknologjike ku të kemi mundësinë të mikpresim një pjesë sado të vogël nga ajka e inovacionit në ShBA, në Europë me kushtet e jashtëzakonshme që ka Vlora, që ka Shqipëria, por edhe me të gjithë legjislacionin përkatës të parqeve teknologjike duke e bërë këtë pjesë të instrumentit financiar të parqeve teknologjike, që do krijojë në pak kohë mundësinë që të jetë një vatër inovacioni edhe një vatër rinore për të rinj nga Shqipëria dhe nga të gjitha llojet e gjuhëve dhe të kontinenteve”, tha Kryeministri, teksa theksoi se “realizimi i këtij projekti, do t’i japë një shtysë të re dhe turizmit në Vlorë edhe do ta vendosë Shqipërinë në një tjetër pikë të hartës.

Më pas kreu i qeverisë inspektoi kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i cili është drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale, ku do të operojnë zjarrfikësit, policia, doganat e me radhë.

Në prill mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, ndërkohë që qysh tani shumë nga agjencitë turistike lokale e ndërkombëtare kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë, ku do të ndizet së shpejti një tjetër motor i ri i ekonomisë

Nis së shpejti edhe rekrutimi i punonjësve, ndërkohë që Aviacioni Civil po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me ICAO.

FOTO GALERI
3/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA