112-vjetori i Pavarësisë është kremtuar sot edhe në Fier në një atmosferë festive kuq e zi.

Në ceremoninë e rastit kanë qenë të pranishëm autoritetet më të larta vendore, deputetë dhe drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku.

Ceremonia e ngritjes së flamurit është shoqëruar me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit , ndërsa në prononcimin e tyre për mediat kryebashkiaku Subashi dhe zv.kryeministrja Balluku, kanë vlerësuar sakrificat dhe guximin e të parëve tanë në luftën e tyre për liri.

Edhe këtë herë opozita nuk i është bashkuar ceremonisë festive me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA