Qytetarët sërish marshim pas vrasjes së 14-vjeçarit, nga shkolla “Fan Noli” shkojnë drejt Ministrisë së Arsimit

27/11/2024 11:33

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, ka nisur protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani.

Marshimi ka nisur nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.

Qytetarët i bëjnë thirrje kalimtarëve që të bashkohen në protestë. “Bashkohuni! Mos heshtni. Heshtja vret!”,  janë këto disa nga thirrjet e protestuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA