Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)

27/11/2024 21:47

Korporata gjigante franceze Total ka ndaluar planet për ndërtimin e një serie turbinash ere në ujërat e York-New Jersey pas fitores së zgjedhjeve nga presidenti i zgjedhur Donald Trump në fillim të muajit.

Gjatë fushatës presidenciale Trump ka thënë se “turbinat e erës vrasin shpendët e balenat, shkatërrojnë panoramën dhe gjithçka, dhe energjia e tyre është më e shtrenjta që ekziston”.

Grupi TotalEnergies SE, me bazë në Paris tha papritur dje se po ndalon projektin e kontestuar të turbinave gjigante, për çka ekspertët thonë se është një sinjal sesi mund të shkojnë politikat e kontestuara të klimës me administratën e dytë të Trump.

“Ferma e erës në New York, kam vendosur ta pezulloj projektin për momentin”, pas rikthimit të Trump, tha dje në një konferencë në Londër drejtori i Total, Patrick Pouyanne komentet e të cilit u përcollën nga rrjeti Bloomberg News.

Pouyanne shtoi madje se kompania do t’i rikthehet projektit pas katër vjetësh “kur era politike në SHBA të ndryshojë përsëri”.

“I thashë grupit tim për projektin ne New York, do t’i rikthehemi pas katër vitesh. Por avantazhi është vetëm për katër vjet,” citohej të kishte thënë ai nga rrjeti Bloomberg News.

Dega tjetër e Total, Attentive Energy, është një nga gjashtë kompanitë energjitike që ka zotuar rreth 4 miliardë dollarë për turbinat e erës në ujërat e New York Bight — të cilat përfshijnë brigjet nga gjiri Cape May deri në New Jersey dhe lindjen e Long Island.

Shumë nga kompanitë e ‘energjisë së gjelbër’ janë përpjekur të ruajnë fytyrën pas rezultatit të zgjedhjeve, duke u zotuar të punojnë me Trump megjithë përçmimin që ai ka shfaqur më parë përçmimin për “politikat e gjelbra”.

Gjatë fushatës Trump ka folur shpesh kundër turbinave të erës duke refuzuar se ato janë një alternativë ndaj karburanteve apo gazit.

“Ne do të sigurojmë që ato të marrin fund prej ditës së parë, ato shkatërrojnë gjithçka, ato vrasin shpendët e balenat, dhe energjia e tyre është më e shtrenjta që ekziston,” ka thënë Trump në mitingun e majit.

Ekzekutivët e energjisë thonë se ka kapacitet të madh energjie ere në SHBA dhe turbina të tilla janë instaluar tashme në disa shtete lindore.

Trump nuk pritet të anullojë projektet e përfunduara por do të ketë ndikim në ato në fazën planifikuese, shkruan rrjeti vendas New York Post.

Ndërkohë administrata Biden në largim është duke nxitur marrëveshje miliona dollarëshe për “energjinë e gjelbër” duke siguruar sa më shumë kontrata para përfundimit të mandatit.

Vetëm muajin e kaluar ata dhanë lejen për një fermë ere në ujërat e Maryland ndërsa në 1 tetor ata miratuan një impjant të ngjashëm në New Jersey, shkruan New York Post.

FOTO GALERI
1/5
Trump ka thënë se “turbinat e erës vrasin shpendët e balenat, shkatërrojnë panoramën dhe gjithçka, dhe energjia e tyre është më e shtrenjta që ekziston”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA