Ndodhet në arrest shtëpie/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e nënkryetarit të bashkisë Tropojë për zbutje mase

27/11/2024 17:15

Gjykata e Posa֛çme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e nënkryetarit të bashkisë Tropojë, Abedin Kërrnaja, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Ai kërkoi zëvendësimin e arrestit shtëpiak në një masë më të lehtë, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.

Ai është i akuzuar për veprat penale “shpërdorim detyre”, “Prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrim i pronës” bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi.

Në njoftimin zyrtar theksohet se: Kërkuesi Abedin Kerrnaja më datë 11.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
me një masë më të lehtë”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 642, datë 27.11.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Abedin Kerrnaja, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë.”, si të
pambështetur në ligj dhe prova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA