Gjykata e posaçme aprovoi 14 masa ndaj të dyshuarve si anëtarë të një grupi kriminal që drejtohej nga Suel Çela, për të cilin është vendosur sërish masë arresti në mungesë.
Në listën e personave që janë arrestuar jashtë vendit dhe katër që do vijojnë të jenë në kërkim ende, gjykata la në burg në Shqipëri ish gjyqtaren Pajtime fetahu , ish-zyrtarin e policisë Dedan Gjoni dhe shtetas të tjerë me rol aktiv në grupin e Elbasanit si Xhino Roka, Klaus Matishi, Bruno Azizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka.
Tre të tjerë, rezultojnë të prangosur jashtë vendit mes tyre Bujar Shega, dhe vëllai i kreu të grupit Mario Cela arrestuar për vepër tjetër penale. Si të kërkuar kanë mbetur në këtë listë Suel Cela, Prejëk kodra një snajperist që dyshohet se është përdorur edhe në ngjarje të tjera si edhe Fuat Verizvolli dhe SKënder Sufaj.
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 14 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Suel Çela. Masa ndryshoi për avokaten Blerina Beqirin, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Në burg u la edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, lidhje e ngushtë e Çelës duke i dhënë vendime gjyqësore në favor apo duke ndikuar tek të tjerët për favorizime. Gjithashtu edhe ish-komisari i Kombinatit, Dedan Gjoni, i arrestuar kohë më parë dhe dënuar për një dosje tjetër, gjithashtu dhe nën proces për ‘Metamorfoza 2″ me ish-kryepolicin Erzen Breçani. Kjo është dosja e tetë për Gjonin.
Top Channel