Noka “zbulon” arsyen e lirimit të Berishës: Ja çfarë e detyroi narkodrejtësinë t’i japë fund sagës së vuajtjeve për opozitën
27/11 12:03
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar menjëherë pas vendimit të GJKKO, për lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë”, ka shkruar Gjekmarkaj.
Gjykata Kushtetuese përshpejtoi procesin ndaj ankimimit që ish-kryeministri ka bërë për masën e arrestit të shtëpisë.
Në një dalje për mediat, avokati i tij u shpreh se nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi nga Berishës. Sipas Gjokutaj gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie.
Top Channel