“Fitore politike”, Bardhi reagon pas lirimit të Berishës: Vendim i duhur, çdo ditë vonese do të ishte sulm i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit

27/11/2024 11:50

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në një postim në Facebook, pas lirimit nga arresti të Sali Berishës.

“Revokimi nga GJKKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitojë”, ka shkruar Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA