Ekspozitë për çlirimin/ “Në kahun e duhur të historisë” ekspozohen koleksionet e Bibliotekës kombëtare

27/11/2024 19:59

Në kahun e duhur të historisë është ekspozita me koleksionet e Bibliotekës Kombëtare për çlirimin e vendit 80 vite më parë.

Nga gazetat e kohës te librat kushtuar episodeve të veçanta të luftës apo figurave të rëndësishme të heronjve e dëshmorëve, paraqitet lufta kundër pushtuesve fashistë e nazistë dhe pozicionimi krah fitimtarëve. Një seksion i veçantë u kushtohet autorëve të huaj, që kanë qenë dëshmitarë apo kanë bërë studime për Luftën Nacional Çlirimtare. Për studiuesit, historia duhet të transmetohet vetëm përmes fakteve dhe dëshmive, pa ideologjizma.

Piro Misha: Nuk duhet ngatërruar asnjëherë historia e luftës, kujtimi i luftës me atë që ndodhi më pas. Lufta është një faqe e ndritur, e rëndësishme, sepse i vuri shqiptarët në krahun e fitimtarëve, në kahun e duhur të historisë. Ne dhamë një kontribut të madh, 28 mijë dëshmorë nuk janë pak për atë popullsi që kemi pasur në atë kohë ne.

Ndërkohë, gjatë ekspozitës, zv. ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, njoftoi për projektin që është ende në diskutim për Bibliotekën e re Kombëtare.

Lira Pipa: Për një projekt të ri te Garda, për një infrastrukturë të re të Bibliotekës. Është diskutuar prej kohësh një nevojë e re për arkivimin e librave në kushte dinjitoze, por edhe për të ofruar kushte më të mira për lexuesit dhe për ti lidhur më tepër me librin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA