Në shkollën Fan Noli janë shtuar punonjësit e policisë pas humbjes së jetës së nxënësit 14-vjeçar të këtij institucioni arsimor.
Dëshmitë që tregojnë për konflikt mes bashkëmoshatarëve të nisur që të premten kanë ngritur pikëpyetje për sigurinë shkollore, teksa puna vijon si normalisht.
Ministria e arsimit i tha Top Channel se ka nisur një hetim të brendshëm veç organeve të drejtësisë për të parë si kanë reaguar strukturat e saj të varësisë dhe si e ka menaxhuar drejtoria e shkollës me personelin.
Por edhe pse ka kaluar 8 ditë nga ngjarja, Ministria thotë se janë ende në proces verifikimi dhe nuk kanë identifikuar përgjegjësit.
Në vendin ku i morën jetën Martinit mesazhet janë të pafundme veç dhimbjes e zemrat e thyera të shokëve të klasës së tij apo të gjithë ata që e njihnin ka edhe ndër rreshta lutje për Martinin. Ndër të tjera thuhet: “Shpresoj të jesh duke na parë nga lart e të jesh duke u kujdesur për ne”.
Top Channel