26/11 22:47
Ministri i Sigurisë i Izraelit, Itamar Ben-Gvir kundërshton marrëveshjen e propozuar të armëpushimit, duke pretenduar se akti nuk siguron kthimin e izraelitëve në veri të vendit.
Ben-Gvir, një anëtar i ekstremit të djathtë i qeverisë së Netanyahut, tha se ushtria libaneze nuk kishte aftësinë për të kapërcyer Hezbollahun.
Ai këmbëngul se Izraeli “duhet të ketë rripin tonë të sigurisë” për t’u larguar nga Libani.
“Ne nuk duhet t’i besojmë askujt përveç vetes tonë,” theksoi ai.
Duke folur më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte gati të zbatonte një marrëveshje armëpushimi dhe do t’i përgjigjej me forcë çdo shkeljeje nga Hezbollahu.
Top Channel