Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion nxjerrin se ku i investonte paratë grupit i strukturuar që drejtohej nga Suel Çela.
Një pjesë e të ardhurave nga aktivitet kriminal investohej në blerjen e lëndës narkotike, në gjendje cash-i në Shqipëri, në biznese në dukje të rregullt si dhe për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit, sipas SPAK.
Organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale të Çelës.
I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Top Channel