U gjet anash rrugës e aksidentuar dhe e braktisur, ndërron jetë në spital gruaja
25/11/2024 19:12
Një grua ende e paidentifikuar ka humbur jetën në spital, pasi u gjet e aksidentuar anash rrugës në aksin “Fier-Lushnjë”.
Sipas policisë, ajo u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.
Top Channel