EMRI/ Gruaja strehohej në qendrën sociale teksa priste divorcin, 40-vjeçari nga Lezha thyen urdhrin e mbrojtjes dhe tenton ta takojë

25/11/2024 17:06

Ndonëse ishin në proces divorci dhe gruaja e tij kishte urdhër mbrojtje, 40-vjeçari nga Lezha ka thyer rregullat dhe ka shkuar pranë qendrës sociale ku ajo strehohej.

Menjëherë më pas ka ndërhyrë policia duke e vënë në pranga Tomë Kolën, duke parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre.

“Komisariati i Policisë Lezhë vuri në pranga shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, ka shkuar pranë qendrës sociale ku është strehuar bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces për zgjidhje të martesës”, bën me ndije policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA