25/11 12:40
Presidenti Bajram Begaj vijon sot takimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së është 10:30.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzojë konsultimet.
Takimi me përfaqësuesit e PS-së është në orën 11:30. Më pas Presidenti Begaj pritet të presë në zyrë edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.
Kujtojmë se më 21 nëntor presidenti pati takim me Partinë e Lirisë. Ata kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.
Kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.
Top Channel