Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Lezhës.

Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar tre presona, ndërsa shoferi ka marrë dëmtime më të rënda sipas burimeve.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës ku si pasojë e goditjes së fortë njëra prej makinave ka dalë jashtë rruge.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në Ishull- Lezhë janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin T. K., me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin J. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA