Armëmbajtje pa leje dhe thyerje e arrestit shtëpiak/ Dy të arrestuar gjatë natës në Shkodër, nën hetim drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonin

24/11/2024 10:15

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë natës në Shkodër.

Në pranga ranë shtetasit Lulzim Kakija dhe Zef Kakija, si dhe u vu nën hetim drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonin këta të dy.

Në vijim të kontrolleve Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kapën në vendin e quajtur “5 Heronjt”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Zef Kakija, 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Kakija, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, .

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. S., 43 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, i cili drejtonte automjetin “Volkswagen Sharon” me të cilin po lëviznin këta dy shtetas.

Më datë 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar.

Në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA