FOTOLAJM/ Protesta në ditën e Çlirimit, Tirana mes molotovëve, gazit lotsjellës dhe ujit me presion Pas stuhisë që përfshiu një ditë më parë Durrësin dhe pasojat që shkaktoi, kushtet atmosferike kanë ndryshuar dhe lundrimet kanë rinisur mëngjesin e kësaj të shtune.
Dy tragetet e linjës Durrës-Bari që anuluan nisjen natën e kaluar kanë nisur lundrimin rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Po ashtu dhe tragetet nga Bari drejt Durrësit.
Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, era fryn nga veriu me shpejtësi 10 m/s, ndërsa deti ka zbutur forcën e dallgëzimit duke regjistruar një forcë prej 5 ballësh. Në mbrëmje pritet që era të fryjë nga verilindja dhe forca detare të ulet në 3 ballë duke kthyer dhe normalitetin e lundrimeve në Adriatik. Nga e diela e në vazhdim pritet që të rinisë aktiviteti dhe për anijet e peshkimit të cilat prej ditësh kanë ndërprerë gjuetinë e peshkut për shkak të motit të keq.
Top Channel