Studimi nga Londra ka treguar se ekspozimi ndaj përmbajtjeve emocionalisht negative në internet krijon një cikël depresioni të përdoruesi, që vjen duke u përkeqësuar.

Për më tepër njerëzit me shëndet të dobët mendor kanë tendencë të tërhiqen më shumë nga përmbajtjet negative dhe kjo përkeqëson simptomat e tyre, sipas studimit të drejtuar nga University College London (UCL).

Raporti i publikuar në revistën ‘Nature Human Behaviour’, tregon për lidhjen direkte dhe të ndërsjelltë mes shëndetit mendor të njeriut dhe aktivitetit të tij online, duke zbuluar sesi përmbajtjet (pamore, auditive) negative sillnin ciklin e vazhdueshëm të stresit.

Drejtuesi studimit, profesor Tali Sharot, tha se përveç zbulimit të problemit po punohet dhe për mjetet e luftimit të problemit.

Ai thotë se në mënyrë të ngjashme me etiketat në ushqime, programi i tij sinjalizon “tipin e përmbajtjes” së faqeve të internetit, që përdoruesit të llogarisin pasojat e informacionit.

“rezultatet thonë se nëse kërkimi i përmbajtjeve negative sinjalizon humorin e ulët të personit, të cilin ato mund të përmirësojnë ose dhe përkeqësojnë. Në rastin e dytë ato mund të krijojnë kriza kronike të shëndetit mendor”.

Studimi kishte analizuar më shumë se 1,000 pjesëmarrës që sollën të dhënat e kërkimeve të tyre të rrjet si dhe kryen pyetësorin e shëndetit mendor.

Studiuesit analizuan tonin emocional të faqeve të vizituara dhe zbuluan se ata me shëndet të dobët mendor kishin më shumë tendencë të konsumonin përmbajtje negative në rrjet, dhe kjo përkeqësojnë simptomat e tyre, shkruan rrjeti turk Anadolu.

FOTO GALERI
2/3
Studimi kishte analizuar më shumë se 1,000 pjesëmarrës që sollën të dhënat e kërkimeve të tyre të rrjet si dhe kryen pyetësorin e shëndetit mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA