Është kryer sot fronëzimi i Mitropolitit të ri të Beratit, Vlorës dhe Kaninës.
Imzot Asti mori fronin më ceremoninë e organizuar në Katedralen “Shën Dhimitri” në Mitropolinë e Beratit, ku të pranishëm ishin përfaqësues të komuniteteve fetare, klerikët e lartë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe besimtarë të shumtë ortodoks.
Mesha e shenjtë e fronëzimit të Mitropolitit të ri të Beratit, u kremtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi.
Imzot Asti u zgjodh Mitropoliti i ri Beratit, Vlorës dhe Kaninës në mbledhjen e Sinodit të Hirshëm Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me unanimitet votash më 14 nëntor, disa muaj pas ndarjes nga jeta të arvanitasit Imzot Ignati.
Hirësia e tij, nga Durrësi deri më tani ka shërbyes si Episkop i Bylisit, por edhe si Imzot Asti ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe gjithashtu si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës. Krahas veprës liturgjike,ai ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si pedagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, po ashtu ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” që nga viti 2005, si dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë nga viti 2018 e deri më sot.
Top Channel