Rreth orës 17:30 një banesë në pronësi të shtetasit Durim Rusi është përfshirë nga flakët.

Burime nga zjarrfikësja e Maliqit bëjnë të ditur se dyshohet që shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. 50-vjecari pronar i banesës jetonte i vetëm në këtë objekt ndërsa burime paraprake thonë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pritet që grupi hetimor te zbardhi shkaqet e këtij zjarri. Nga zjarri është përfshirë një pjesë e konsiderueshme e objektit të banimit.

“Në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur ka rënë zjarri. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA