“Ëndrra e Martinit, të bëhej i famshëm”, babai i 14-vjeçarit flet i përlotur: Një engjëll i vërtetë, kishte një humor që i bënte njerëzit për vete

21/11/2024 21:42

Ëndrra e Martinit ishte të bëhej si Rolando, një futbollist i famshëm që do ta njihte gjithë bota, por fatkeqësisht kjo ëndërr u pre në mes.

Një një intervistë për Top Story prindërit e 14-vjeçarit, i çili u vra me thikë nga bashkëmoshatori i tij, mes lotësh e përshkruajnë djalin e tyre si një njeri të ëmbël, të qeshur dhe plot dëshira.

Babai i Martinit: Pas shkolle vinte hante bukë dhe ikte në stërvitje. Deri në klasë të pestë ka qenë me nota 10. Donte të bënte si Ronaldo, do më njohë bota thoshte, mos u mërzit për mua. Mbante shokët afër, i qeshur. Një djalë njëherë kishte qenë në pishinë me të dhe u kthye nga Italia pas ngjarjes. Një engjëll i vërtetë, Zoti e mori me vete. Martini kishte një sens humori, ishte një lidership që i bënte të gjithë njerëzit për vete. M’u duk e pabesueshme kur kam parë 500 nxënës nga çdo çep që kanë ardhur për ngushëllim.

Si e morët vesh lajmin?

Babai i Martinit: Mësuesja e Martinit kishte telefonuar nusen time. Martini, i thotë ajo është te Trauma është zënë me disa çuna. ‘Po marr një taksi po iki te trauma’ më thotë gruaja. Unë njoftova një koleg dhe shkova dhe unë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA