Festivali i nomadëve digjitalë, do zhvillohet në Tiranë takimi i dytë me përfaqësues nga e gjithë bota

20/11/2024 15:31

Në Tiranë po zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Digjital Nomad.

Ky event bën bashkë nomadët digjitalë në mbarë botën, profesionistët, sipërmarrësit, novatorët dhe të gjithë të rinjtë që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë ose ëndërrojnë për një punë të tillë. Kryebashkiaku  Erion Veliaj tha se ndihet krenar që festivale të tilla zhvillohen në Tiranë.

“Sot Tirana është numri një në Ballkan, me 3000 nomadë digjitalë, me njerëz profesionistë që kanë dije, jo thjesht njerëz që bëjnë punë manuale, por njerëz që bëjnë punët e së ardhmes. Jo vetëm ata jetojnë mirë në Tiranë, por njohuria që përhapin dhe fakti se si edhe ekosistemi lokal i shumë prej kompanive, shumë prej start-up, frymëzohet nga nomadët digjitalë, është diçka e jashtëzakonshme. Patjetër që promovojmë Tiranën, sigurisht po përgatitemi që vitin tjetër të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës.

Një pjesë e madhe e nomadëve digjitalë do të përfshihen në aktivitete të kulturës dhe të mendosh që jemi rritur në një qytet që kishim vetëm një kombësi; sot jemi në një qytet që ka mbi 140 e ca kombësi do të thotë që diçka po funksionon në Tiranë. Do të donim që ta vazhdonim me gjithë këtë energji pozitive këtë rrugëtim, për të qenë vërtet një qytet kozmopolitan i të gjithëve”, thotë Veliaj.

Të pranishmit eksploruan të ardhmen e punës, teknologjisë dhe lidhjeve globale me folës dinamikë dhe sesione me histori suksesi frymëzuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA