Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Spiropali në Kuvend: Detyra jonë është të bëhemi bashkë! Të kërkojmë më shumë llogari për zbatimin e ligjeve

19/11/2024 16:49

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit përmendi edhe vrasjen e 14-vjeçarit një ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ajo i bëri thirrje opozitës që të bëhen bashkë për miratimin e ligjeve në ndihmë të qytetarëve, ndërsa i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Spiropali: Mundohem t’i mbaj për Martinin i cili humbi jetën tragjikisht, e ka zanafillën në gjuhën e urrejtjes, kjo dhunë një fëmije i mori jetën një tjetër e shtyu në krim, ngushëllime familjes, jemi pranë jush në dhimbjen tuaj të madhe, nuk është në nderin tonë, detyra jonë është të reagojmë vendosmërisht të bëhemi bashkë kundër dhunës në internet dhe rrjete sociale, ku bullizimi janë kthyer në normë të kërkojmë më shumë llogari për zbatimin e ligjeve. Një shoqëri që jep drejtësi jo vetëm në sallën e gjyqit, buxheti nuk është për ekonominë dhe financat, por për njerëzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA