Nis protesta e opozitës, qytetarët mbajnë 1 minutë heshtje për Martinin! Forca të shumta policie para Kuvendit, vijon seanca plenare për buxhetin 2025
19/11/2024 17:45
Forca të shumta policie janë mbledhur para Kuvendit për protestën e organizuar nga opozita.
Qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet, pasi sherrit mes të miturve.
Policët janë mbledhur për të shmangur çdolloj përshkallëzimi që mund të ndodhë. Partia Demokratike paralajmëroi protestë për të kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit për vitin 2025.
Top Channel