Korça në syrin e fotografëve grekë, fotografët profesionistë hapën në qytet ekspozitën me fotot më të mira

19/11/2024 13:43

Korça është sjellë në të gjitha dimensionet e saj përmes një ekspozite fotografie të realizuar nga 9 fotografë grekë të cilët për 4 ditë eksploruan qytetin duke fiksuar në objektivin e tyre natyrën, arkitekturën dhe jetën e këtij qyteti. 

Për herë të parë grupi i përbërë nga fotografë profesionistë nga cendi fqinjë ju drejtua Korçës për të evidentuar realitetin me të gjitha ngjyrat e tij ndërsa 18 fotografi u përzgjodhën për publikun.

Për fotografët të cilët kanë fotografuar 76 qytete nga vende të ndryshme të botës Korça është një qytet ku e reja dhe tradita qëndrojnë shumë pranë dhe ku portretet e njerëzve janë shumë të veçantë

“Ideja ime ishte të gjeja diferencat dhe ndryshimet që ka ky qytet. Është një qytet që duket se le të kaluarën pas, por pa humbur traditën dhe shikon në sy të renë. Fotografia ime ka tre nuanca të së bardhës, është një vend kulturor, që përfaqëson të kaluarën, modernen dhe kulturën, sepse është një kinema verore. Kurse tek fotografia e dytë, është një prift në rrugicat e Korçës dhe drita që bie, tregon se diçka e re po lind.”, thotë Grigorios Moutsios.

“Jemi shumë të kënaqur dhe entuziaztë edhe pêr mikpritjen tuaj dhe veçoritë e qytetit. Më pëlqyen të gjitha në Korçë. 75 vende të botës kam fotografuar dhe Korça është e 76. Jemi të gatshëm të rikthehemi në Korçë me një grup më të madh fotografësh”, tha Athina Perka.

Të gatshëm të rikthehen përsëri në Korçë grupi i fotografëve  False Mirror do të mundësojnë që fotot e realizuara prej tyre të pasqyrohen edhe në një fotoalbum turistik për Korçën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA