EMRAT/ Pas denoncimit të “Fiks Fare”, SPAK 8 masa arresti për punonjësit Entin Kombëtar të Banesave, premtonin dhënien e banesave kundrejt parave

19/11/2024 15:36

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet për Entin Kombëtar të Banesave.

Po ashtu mësohet se janë lëshuar është 8 masa arresti. Konkretisht masat janë dhënë për:

Arrest burg: Enxhi Çelaj, Viola Mema, Vasil Karasaliu, Behare Luzi, Gëzim Sylaj. Detyrim paraqitje: Sokol Sylaj, Shyqyri Dema, Gazmend Panxha.

Prokuroria e Posaçme, nisi hetimet mbi bazën e informacionit të depozituar nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, se disa persona në qytetin e Durrësit premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt pagimit të shumave monetare.

SPAK zbardhi skemën me të cilën vepronin të përfshirët në mashtrim.

Të akuzuarit prezantoheshin si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme.

Personat që ishin të interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake, do t’u dorëzonin të hetuarve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve ndërsa hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh.

Pas hetimeve, u zbulua se personat nën hetim, në bashkëpunim mes tyre, në 4 episode të ndryshëm kanë kërkuar dhe marrë përfitimin e parregullt të shumave monetare  që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro dhe si persona me funksione publike kanë ushtruar ndikimin e tyre të paligjshëm, për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Të hetuarit u dërgonin personave të interesuar një SMS, përmes numrit të tyre të telefonit celular:

“Pershendetje, Z./Znj…. Ju njoftojm se fazen e par te fitueses, per banes sociale..e keni kaluar me sukses .Do njoftoheni per cdo gje ne vazhdimesi-Me rrespekt nga bashkia-DURRES”.

Deri më tani është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj dy personave të tjerë nën hetim V. M., dhe Sh. D.,të cilët rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, të shpallur në kërkim.

SPAK sekuestroi dy automjete BMË X6, dhe Volksëagen Passat, 7 aparate telefonash celularë, një armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Bloë Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër dhe dokumente të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA