Disfata e Shqipërisë në shtëpi dhe fitorja e Çekisë përballë Gjeorgjisë, ja verdiktet finale të Grupit B1

19/11/2024 22:44

Shqipëria është rrëzuar nga Liga B pas disfatës 1-2 përballë Ukrainës në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Skenari më i keq i mundshëm për kuqezinjtë ndodhi, me skuadrën e Sylvinhos që doli pa asnjë pikë nga “Arena Kombëtare”, duke e mbyllur Grupin B1 në vendin e fundit.

Kështu Shqipëria me 7 pikë ka rënë automatikisht nga Liga B për në Ligën C, aty ku do të luajë edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, Republika Çeke e mbylli grupin në vendin e parë me 11 pikë, duke u ngjitur automatikisht në Ligën A, ndërsa Ukraina si e dyta me 8 pikë do të jetë në play-off për t’u ngjitur për në elitë. Gjeorgjia e mbylli e treta me 7 pikë, e cila do të jetë në play-out për të shmangur rënien nga Liga C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA