Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për Sali Berishën, i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Kreu i partisë demokratike kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse është shmangur Kuvendi duke qenë se ai është deputet.

Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, ndërsa edhe më herët, kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA