Shoqëria e Spartak Ngjelës, Vera Bekteshit, Vladimir Shehut dhe Agim Myftiut nuk ishte dhe aq e lehtë sa dukej, kjo për shkak të komunizmit, regjim që e kundërshtonin.
Vera Bekteshi rrëfeu për “Exclusive” se gjatë kohës që takoheshin ata flisnin shumë për veprat letrare, megjithëse kishin frikë nga përgjimet.
Vendtakimin e tyre gjatë kohës që ishin me studime të larta e kishin në Durrës, e vetmja periudhë ku mund të flisnin të qetë.
Vera Bekteshi: Ne ishim 4, Vladimir Shehu djali i kryeministrit, Agim Myftiu djali i zv-kryeministrit, Spartak Ngjela djali i ministrit të tregtisë dhe unë që e kisha babanë në nivel më të ulët pushtetari.
Spartak Ngjela: Unë dola dhe jashtë shtetit, sepse isha tek instituti i historisë. Por problemi është se unë nuk qëndrova. Miqtë e mi thanë që nuk do të kthehesha më, por atje nuk kisha çfarë të bëja.
Vera Bekteshi: Ne ishim tipa të ndryshëm. Agimi ishte shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. Ai më ka bërë një zgjerim të kulturës, sepse kishte mundësi të për të marrë libra letërsie dhe artit pamor. Me atë takohesha më shpesh, sepse e kisha këtu në Tiranë. Po ashtu edhe më Spartakun takohesha shpesh.
Më pas u ndamë në fakultete të ndryshme, por takoheshim shumë në plazh, atje flisnim se ishim në det nuk kishte kush na përgjonte. Vladimiri ishte një dëgjues i jashtëzakonshëm dhe shpjegonte. Spartaku ishte njeriu më gazmor në botë. Ne takoheshim jashtë bllokut, ndjenim kontrollin.
Ky ishte një reaksion ndaj aksionit mbytës. E vetmja mënyrë ishte të iknim dhe në iknim. Ajo që na lidhte bashkë ishte divulgimi, që të katërt ia shprehnim kënaqësinë që merrnim nga letërsia ose filmi.
Spartak Ngjela është djali i Kiçi Ngjelës, asokohe me post drejtues si ish-ministër i Tregtisë. Vera Bekteshi vajza e Sadik Bekteshit, në kohën e diktaturës me pozicione të larta në Ushtrinë Shqiptare dhe i dënuar me grupin e gjeneralëve të ushtrisë në vitet ’70. Vladimir Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Vladimiri u vetëvra në rrethana të paqarta ditë pasi u gjet i vrarë Mehmet Shehu. Agim Myftiu, djali i ish-zv.kryeministrit të regjimit, Manush Myftiu.
Top Channel