Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, pranga të riut në Duurës
Dy persona janë vënë në pranga në Lezhë pasi iu gjetën 323 doza kanabisi gati për shitje.
Nën hetim janë disa persona të tjerë, të përfshirë po ashtu në shitjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të policisë u gjetën edhe armë gjahu, municion luftarak dhe para.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas një hetimi disajavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Start-Smart”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.
Gjatë operacionit u sekuestruan qindra doza kanabisi gati për shitje, 1 armë gjahu, municion luftarak, 2 automjete, 6 celularë dhe shumë parash në lekë dhe euro.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në qytetin e Lezhës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale janë ushtruar kontrolle në banesën e shtetasit M. P., ku u gjetën 323 doza kanabisi, dhe në banesën e shtetasit A. Gj., ku u gjetën 18 doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit P. P., 60 vjeç (babai i shtetasit M. P.) dhe A. Gj., 24 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit A. Gj.).
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel