Zbulimi i një laboratori në Qerekë, ku përpunohej kokaina e ekstraktuar nga lëkura e bagëtive, nuk është një metodë e padëgjuar më parë, sipas gazetarit Dashamir Biçaku.
Në një lidhje live për Top Story, gazetari zbulon se për më tepër kjo është “një formë që ka kohë që praktikohet në Shqipëri, një nga format më të përhapura, pas asaj të bananes. Në 10 citet e fundit është praktikuar”.
“Kjo metodë vjen nga Brazili, që është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë dhe është identifikuar si formë biznesi. Ashtu siç kamuflohet në banane. Brazili është një nga prodhuesit më të mëdhjes të mishit të gjethëve. Kemi pasur më parë rastin e Xibrakës dhe kur janë kapur kimistë të huaj që vijnë në Shqipëri dhe punësohen për të bërë ndarjen apo përpunimin e kokainës dhe për ta hedhur në tregun e Shqipërisë apo BE”, tha gazetari.
Ky nivel i laboratorëve dhe tonelatave që deklarohen do të thotë që ky grup kriminal çfarë përmase ka dhe çfarë xhiro bën. Sa vite duhen për të shkuar në këtë nivel?
“Duhet të dimë shkallën e implikimit të këtyre personave dhe të tjerë që qëndrojnë pas. Nuk besoj se janë vetëm 10 persona. Nëse arrihet të zbulohet financuesit e këtyre sasive të kokainës, do të ketë edhe një panoramë më të qartë. Ka një hirearki shumë të lartë. Sasia e parave më të investuar duhet të jetë nga më të mëdhatë ndonjëherë”, u përgjigj ai.
Top Channel