Nga i ‘forti i Myslym Shyrit’, Shullazi e Rraja, SPAK kërkon 127 vite burg për të pandehurit e dosjes “Revanshi”
Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, për plagosje të rëndë me dashje ndaj një 69-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”. Ky shtetas dyshohet se më datë 17.11.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. H., 69 vjeç, banues në Vlorë, për një sipërfaqe toke në pronësi të këtij të fundit. Shtetasi S. H. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit J. B.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel