Ishte radha e ish deputetit Armando Prenga për tu pyetur nga SPAK.
Edhe ai si edhe deputetë e ish deputetë të tjerë dha deklaratën për çfarë pa dhe çfarë ndodhi në 21 janar, ditë kur u vranë katër demonstrues
“Jam thirrur për 21 janarin, si person që kam dijeni”, tha Prenga, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Veç ish deputetit ishte edhe një protestues tjetër, ish zyrtari i pushtetit lokal të Shëngjinit Salvador Kacaj. Edhe ai si një protestues I 13 viteve të mëparshme
Më herët TCH ka raportuar se mbas administrimit të fashikujt edhe për mënyrën si u organizua protesta, SPAK ka vendosur të pyes një seri politikanësh që ishin si protestues apo organizatorë. Por grupin e zjarrit dhe ata që janë kallëzuar ka vendosur ti pyesë në një fazë të dytë
Për këtë çështje ku mbetën të vrarë 4 persona po pyeten ish deputetë dhe politikanë të tjerë.
Top Channel