“I pashë me gjak dhe…”, i mituri tregon momente nga sherri pranë shkollës Fan Noli, humbi jetën një 14-vjeçar

18/11/2024 16:54

Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Nolin” në kryeqytet ka treguar për Top Channel momentin kur ai pa ngjarjen e rëndë, një sherr mes adoleshentëve, ku për pasojë humbi jetën një 14-vjeçar, i cili u qëllua me thikë.

Nxënës i klasës së shtatë, ai tregon se nuk i njeh të miturit që u përfshinë në sherr, por kur rastisi aty pa disa nga të mbuluar me gjak.

Ti kishe dalë nga mësimi?

-Mbarova shkollën, dola për qejfin tim, po ikja për shtëpi dhe mora një byrek. I pash me gjak dhe ika direkt me vrap.

I njihje personat e përfshirë?

-Jo, nuk i njihja fare.

Ça klase je?

-Në klasë të shtatë

Ata ishin në klasë të tetë dhe të nëntë?

-Nuk i njoh, nuk i pashë as me fytyra kush ishin. Edhe po t’i njihja nuk i pashë në fytyrë. Thjesht ika direkt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA