“Autori dyshohet se është i plagosur”, gazetarja zbulon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Shkak i sherrit nuk janë rrjetet sociale, por…

18/11/2024 21:42

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në Top Story ka zbuluar detaje nga sherri i rëndë sot në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar, Martin Cani.

“Policia janë sorollatur, jo për të kuptuar motivet, po për të kuptuar se kush e qëlloi për vdekje Martinin dhe kush e plagosi Luisin. Arma e krimit nuk është gjetur ende”, thotë gazetarja.

Hoxha tregon se ka disa dyshime se personi që është grindur me Martinin është i plagosur, por kjo nuk është e konfirmuar zytarisht. Gjithashtu gazetarja bën të ditur se shkaku i këtij sherri nuk janë rrjetet sociale.

“Hetuesit dyshojnë se 14-vjeçarin mund të ketë goditur Marjusi, i cili është gjithashtu i plagosur. Është një dyshim që duhet të konfirmohet, pasi të merret deklarata e Luisit dhe Marjusit, i plagosuri që u grind me të miturin që nuk jeton më.

Ka disa versione të ndryshme pse u përleshën. Njëra është për shkak të sherreve në rrjete sociale, por besoj që ky nuk është rasti. Nga të dhënat e mija, ata dyshojnë se gjithçka ka qenë një hedhje fjalësh mes të dyve.  Secili ka thirrur shokët e vet dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha gazetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA