FOTO/ Financonte grupin e trafikut të kokainës, jeta luksoze e “kokës” së bandës të laboratorit! Bëri pazar me latinët

17/11/2024 18:21

Personi në foto është Aldi Zonja, një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të një laboratori droge, në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.

Zonja kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë. Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Latine, 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dhe kështu ngritën skemën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike. Ai është djali i gazetarit Artur Zonja dhe këngëtares së njohur Afërdita Zonja.

37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme shfaq në rrjetet sociale një jetë luksoze. Në një nga fotot e postuara ai shihet në një jakuzi në një resort në breg të detit, ndërsa në një tjetër shihet me një tjetër trafikant të arrestuar, pjesë e grupit, Artion Çaushllari. Nuk mungojnë fotot as nga skitë, makinat e shtrenjta, orat apo drekat e darkat.

Të përfshirë në këtë grup janë edhe Klajd Birce, Ismail Abdurramani, Baki Huqi dhe Endi Sejdini. Ky i fundit është personi që kishte në pronësi ndërtesën ku u ngrit laboratori.

Hetimi i SPAK zgjati për disa muaj, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA