Një mural për të mbijetuarit e Holokaustit në Milano është dëmtuar gjatë natës së sotme në atë që mediat quanin “akt i çmendur vandalizmi”, vetëm dy javë pas prezantimit.
Vizatimi i artistit vendas aleXsandro Palombo tregonte të mbijetuarit e kohës së luftës Liliana Segre e Sami Modiano, të cilëve u ishin gërryer fytyrat dhe ylli hebre që mbanin në trup. Të mbijetuarit potretizoheshin në pikturë me uniformat e kampit nazist dhe me jelekë anti-plumb.
Punimi artistik ishte prezantuar më 28 shtator, “për të sensibilizuar kundër racizmit e anti-semitizmit”, shkruajnë mediat vendase.
Shpërfytyrimi i muralit vjen në një kohë të shtimit së akteve të urrejtjes ndaj hebrenjve prej konfliktit brutal në lindjen e Mesme.
Vandalizmi ka shkaktuar reagime të shumta nga zyrtarët vendas teksa Mario Venezia, kreu i muzeumit të Holokaustit në Itali e quante “një akt i çmendur, që dëmton muret por jo historinë.”
Autori i pikturës Palombo tha për rrjetin EuroNews: “Veprimet anti-semite që nxiten nga Hamas kanë bërë objekt hebrejtë në shumë vende të botës, kjo duhet të na bëjë të reflektojmë pasi dëmtohet liria, siguria dhe e ardhmja jonë”.
Muzeumi hebre Shoah në Romë gjithashtu dënonte vandalizmin duke thënë se “këto akte dëmtojnë vlerën e historisë që është e rëndësishme për krijimin e një shoqërie të ndërgjegjshme”, shkruan FoxNews.
Top Channel