Brandi lider në pajisje dhe zgjidhjet dixhitale për fitness dhe mirëqenie zbulon lokacionin e ri në Shqipëri, për t’i ofruar operatorëve të kësaj industrie dhe konsumatorëve mundësinë për të përjetuar eksperiencën Technogym.
Technogym është krenar të lajmërojë hapjen e showroom-it më të ri në Tiranë. Pozicionuar në Brunes SHPK, kjo hapësirë është dizenjuar për t’u shndërruar në pikë reference për të gjithë klientët e Technogym.
Themeluar në 1983, Technogym është brandi lider botëror në fitness, sport dhe shëndet. Technogym ofron një ekosistem të ndërlidhur pajisjesh, shërbime dixhitale, eksperienca trajnimi të personalizuara dhe aplikacione që i mundësojnë çdo përdoruesi mundësi stërvitjeje kudo dhe kurdo: në shtëpi, në palestër dhe në lëvizje.
Me mbi 2.500 punonjës, Technogym është prezent në mbi 100 shtete. Mbi 70 milion njerëz stërviten me pajisje Technogym në mbi 100.000 qendra Wellness dhe 500.000 shtëpi private në botë.
Technogym është cilësuar për të 9-ën here Furnitori Zyrtar i Lojërave Olimpike, së fundmi edhe Paris 2024. Ai është brandi i përzgjedhur i atletëve dhe ekipeve ndërkombëtare.
Top Channel