LIGA E KOMBEVE/ Spanja ia del në Kopenhagen, Portugalia shkëlqen me 5 gola përballë Polonisë, Zvicra e mbyll e fundit Grupin A4

15/11/2024 22:48

Liga e Kombeve ka luajtur sfidat e saj të radhës, ku në fushë zbritën emra të njohur të futbollit europian, teksa as golat nuk munguan.

Kampionët e Europës, Spanja arriti të fitonte 1-2 përballë Danimarkës në Kopenhagen, duke siguruar kreun e Grupit A4. Po në këtë grup, Zvicra barazoi 1-1 me Serbinë, me skuadrën e Xhakës që rrëzohet nga Liga A si vend i fundit.

Në Grupin A1, Portugalia shkëlqeu me “shuplakë” përballë Polonisë, me rezultatin që përfundoi 5-1 për luzitanët. Ronaldo ishte ylli i kësaj sfide me dy gola të shënuar, një penallti dhe një roveshatë. Skocia mundi 1-0 Kroacinë në Glasgou, duke mbajtur hapur llogaritë e këtij grupi, teksa Portugalia siguron vendin e parë.

Në sfidat e tjera, Qipro mundi Lituaninë 2-1, Luksemburgu u mposht 0-1 nga Bullgaria, Irlanda e Veriut mori një fitore 2-0 përballë Bjellorusisë, ndërsa San Marino barazoi 1-1 me Gjibraltarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA