Kampionia feston ditëlindjen/ Lara Colturi këtë javë do garojë në kupën e botës në Finlandë

15/11/2024 12:29

Këtë fundjavë zhvillohet etapa e dytë e Kupës së Botës në Ski ku Shqipëria do të garojë ndryshe nga herët e tjera.

Ndryshe pasi Lara Colturi nga sot, do të marrë pjesë si maxhorene duke qenë se mbushi 18 vjeç dhe për këtë në Levi të Finlandës së bashku me familjen e sajë, nën Daniela Cekareli por edhe babanë që janë edhe pjesë e stafit kanë zhvilluar një ceremoni modeste në prag të garës.

Në përfundim të testeve të fundit për këtë garë të dytë ajo ka dhënë një prononcim për Top Channel.

“Kanë qenë dy javë shumë intensive dhe po ndihem shumë mirë. Megjithatë për garën mund të them se nuk ndjej shumë presion pasi jam një njeri që nuk i ushtroj vetes presionin e rezultatit, por mendoj që të skijoj sa më mirë. Seanca e sotme stërvitore ka qenë e fokusuar në aspektin teknik që unë duhet t’i kisha disa gjëra parasysh, shpresoj që t’i vë në funksion të garës së nesërme këto”, tha skiatorja Lara Colturi.

Në Levi të Finlandës nesër në orën 10 do të startojë lëshimi i parë. Lara rikthehet ne Levi pas 2 rezultateve te mira sezonin e kaluar ku u rendit e 22 dhe e 25. Gara e nesërme do të jetë një mundësi e artë për Larën për t’u futur në top 15.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA