25/12 18:24
Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kombeve përballë Republikës Çeke në “Arenën Kombëtare”.
Ekipi kuqezi ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, pas së cilës Sylvinho do të zgjedhë dhe formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e 16 nëntorit.
Gjatë stërvitjes, u pikas dhe ish-mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, që vetëm disa muaj më parë vendosi të tërhiqej nga ekipi kuqezi.
Ai erdhi për një “vizitë” në fushën e “Arenës Kombëtare”, aty ku u takua me trajnerin Sylvinho, stafin e trajnerit brazilian dhe pjesën tjetër të skuadrës.
Top Channel