Formacioni i mundshëm/ Sylvinho nuk ndryshon skemë për Çekinë, dilema e vetme është në sulm, braziliani provon si 9-sh…

15/11/2024 21:07

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në Ligën e Kombeve, ku mbrëmjen e 16 nëntorit do të presë në “Arenën Kombëtare” skuadrën çeke.

Ekipi kuqezi ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa trajneri Sylvinho duket se e ka idenë e qartë se cilin formacion do të hedhë në fushë.

Rreshtimi pritet të jetë i njëjtë, me skemën 4-3-3 që nuk ndryshon. Në portë do të jetë Strakosha, teksa në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të jenë Asllani dhe Ramadani, teksa Laçi do të luajë pak më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Asani dhe Bajrami, ndërsa maja e sulmit është një dilemë për brazilianin.

Sipas asaj që mëson Top Channel, titullar pritet të jetë me shumë mundësi Indrit Tuci, por Sylvinho në stërvitje ka provuar në këtë pozicion edhe Ernest Muçin.

Tashmë çdo gjë pritet të mësohet përpara sfidës së madhe, aty ku kuqezinjtë do të kërkojnë të përsërisin suksesin e një viti më parë, kur ekipi i Sylvinhos triumfoi 3-0 përballë Republikës Çeke.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Asani, Laçi, Bajrami, Tuci (Muçi).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA