EMRI/ Donte të fuste ilegalisht 680 mijë euro në Shqipëri, në pranga 51-vjeçari! Sekuestrohen paratë që dyshohet se vinin nga…

15/11/2024 11:52

Një 51-vjeçar ka rënë në pranga në pikën kufitare në Muriqan, pasi tentoi të fusë ilegalisht në Shqipëri 680 595 euro.

Sipas policisë këto para, të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi, ishin fshehur në dyert e modifikuara të automjetit që 51-vjeçari Lefter Nelaj drejtonte.

Gjithashtu atij iu sekuestrua dhe automjeti tip “Benz” dhe 2 celularë.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA