Paraguaji mundi 2-1 kryesuesin e kualifikueseve dhe kampionen e botës në fuqi Argjentinën e Lionel Messit.
Ashtu siç pritej, Argjentina kërkoi që në fillim të dominonte ndeshjen, përballë një Paraguaji të mbyllur në mbrojtje, duke tentuar kundërsulmet. Në minutën e 13-të, Lautaro Martínez, pasi mori një top nga Enzo Fernández hapi rezultatin, gol i konfirmuar edhe nga VAR-I për një dyshim për pozicion jashtë loje.
Por Paraguaji iu përgjigj shpejt golit dhe u përgjigj në mënyrën më spektakolare të mundshme. Në minutën e 19-të, Sanabria mori një krosim nga e djathta dhe barazoi rezultatin në 1-1 me një goditje të bukur me rroveshatë.
Loja e kujdesshme e paraguajanëve ishte vendimtare në pengimin e Messit që të diktonte ritmin e Argjentinës, i cili performoi nën mesataren. Me fillimin e pjesës së dytë Alderete shënoi golin e fitores me kokë.
Top Channel