Rreth 300 demonstrues anti-luftë u mblodhën mbrëmjen e sotme jashtë bashkisë së zonës Saint-Denis për të protestuar kundër ndeshjes së futbollit Francë-Izrael që po mbahet në stadiumin Stade de France, në bashkinë e tyre.
Forca të shumta policie ishin vendosur pranë stadiumit ku po luhet ndeshja Francë-Izrael për Ligën e Kombeve, në një kohë kur lufta e Izraelit në Gaza i ka marrë jetën rreth 45 000 palestinezëve.
Protestuesit me flamurë palestinezë bënin thirrje për ndalim të gjakderdhjes dhe për ndërprerje të mbështetjes së qeverisë franceze për Izraelin.
Kreu i policisë s Parisit, Laurent Nunez e përshkruante eventin sportiv si të rrezikshëm duke thënë se rreth 4,000 forca policie do të kishte në detyre rreth stadiumit dhe në transportin publik në Paris.
Ndeshja në Francë vjen pas trazirave të ngjashme në Amsterdam gjatë ndeshjes Ajax v Maccabi Tel Aviv të martën, ku pati përplasje të ashpra fizike mes tifozëve holandezë dhe atyre izrelitë.
Nunez në Paris shtonte se “megjithëse konteksti gjeopolitik është delikat, nuk do të ketë tolerancë për trazira para apo pas eventit “, shkruan rrjeti vendas AFP.
Top Channel