“Kur ishe prokuror, si ua nxirrje të vërtetën? Duke i rrahur?”, Dudushi debat me Sulën për moslejimin e Beqajt të dëshmonte, deputeti: Duhej të shtyhej afati!

14/11/2024 21:55

Prej dy ditësh ish-ministri Ilir Beqaj u paraqit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, por nuk u lejua që të dëshmonte në Komisionin Hetimor Parlamentar për check-up dhe sterilizimin.

Kjo pasi kryetarja Albana Vokshi nuk pranoi kërkesën e tij për të bërë dëshminë përmes një materiali të përgatitur në power point.

Analisti Alban Dudushi, në studion e Top Story u shpreh se opozita do duhej që ta kishte lejuar që të dëshmonte dhe ta “zbërthente” me pyetje. Ai tha se këtë nuk e kanë bërë pasi nuk kanë vënë në fillim interesin publik, por ambiciet politike.

Gjatë fjalës së tij ai ka debatuar me deputetit e PD Dashnor Sula, pasi ky i fundit replikoi dhe tha se afati i këtij komisioni do duhej të ishte shtyrë.

Pjesë nga debati

Dudushi: Këtyre nuk i interesonte fare se çfarë kishte ndodhur, sepse Vokshi i tha dhe në komision Beqajt që kam 9 vjet që të them hajdut. Komisioni duhej si një armë për të goditur me kopaçe kundërshtarin. Nuk është e habitshme kjo gjë dhe në politikë është e normalshme të ndodhë kështu. Ka një gjë kjo histori, interesi publik është aty, politikanët nuk udhëhiqen gjithmonë nga interesi publik, por ky duhet të jetë interesi.

Ata e kanë harruar këtë duke u nisur nga ambiciet politike. Ajo paçavure që ndodhi dy ditë në komision është akti i fundit që tregon se çfarë donin këta. Nuk u interesonte fare Ilir Beqaj këtyre. Nëse sipas tyre mazhoranca nuk donte që të fliste Beqaj, ajo që duhej të bënte opozita ishte ta linin të liste dhe le të bënte propagandë, dhe ata do ta pyesnin për çfarë do të kishin dashur. Ti i thua do përgjigjesh vetëm me gojë, dhe ke frikë nga power point.

Sula: Thelbi nuk është power point por pse u dënua Beqaj. Do duhej që komisionit t’i shtyhej afati sepse kishte shumë dëshmitar që nuk kishin dëshmuar.

Dudushi: Do duhej ta linit të fliste Beqaj dhe të thonit ja ku është hajduti. E keqja është se në momentin që këta kanë vetëm kopaçen, se ashtu mu duk Albana dje, opinioni ndahet në dysh. Nëse do të ishin të arsyeshëm, do ta zbërthenin Beqajn në komision. E patët komisionin në dorë dhe e shpërdoruat. Këta nuk donin t’i zbërthenin por t’i rrihnin në sy të publikut. Po e linçove në sy të publikut, fiton mëshirën ai. Kur ishe prokuror si ia nxirrje të vërtete, i rrihje?

Sula: Po jo mor burrë. Do ketë një raport dhe do dalin të vërteta të forta…

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA